Ish-koordinatori i Përgjithshëm për Planifikime Strategjike Gani Thaçi, raportohet se ka marrë para edhe pas pensionimit nga Byroja Kosovare e Sigurimeve.
Vëllai i ish-presidentit Hashim Thaçi, raportohet se ka marrë 176 mijë euro nga BKS-ja, brenda 6 muajve pas pensionimit nga ky institucion.
Ndaj këtij lajmi, ka reaguar aktivisti Rron Gjinovci, përcjell Bota sot. Ai ka ironizuar, duke thënë se nuk po mundet ta besojë këtë gjë.
“Unë s'muj me besu që kjo ka me ndodh. Thjeshtë s'du me besu”, ka shkruar ai shkurt në një postim në Facebook./BS