Kryeministri britanik Boris Johnson, po hetohet për 15 paundët e shpenzuar në pushime.
Ai po hetohet nga Komisioneri Parlamentar për Standardet për udhëtimin e tij në Mustique, bashkë me partneren e tij, Carrie Symonds, në fund të vitit 2019.
Për lajmin ka reaguar Driton Tali, ish-këshilltar politik i Albin Kurtit, përcjell Bota sot.
Ai ka thënë se kështu ndodhë në vendet demokratike, derisa në Kosovë, sipas tij, “komandantët” kanë shpenzuar 17-18 mijë euro për hiçgjë pa problem.
Reagimi i Talit në Facebook:
Leksion nga demokacia!
Kështu është në vendet demokratike: kryeministri hetohet për 15 mijë paundët e shpenzuara në pushime.
E në Kosovën e kUmandantave 17-18 mijë euro që na shpenzonin kUmandantat për hiçgjë nuk ishte fare problem se ata "na kanë çliru".