Profesori dhe ligjëruesi në Universitetin e Parisit Nezir Kraki, ka reaguar pas raportimeve se brenda 6 muajve, pas pensionimit, Gani Thaçi, i vëllai i Hashim Thaçit, mori mbi 176 mijë euro nga BKS –ja.
Kraki thotë se raste të tilla si ky me vëllain e Hashim Thaçit janë bandat politike që e shkatërruan Kosovën për 20 vite.
Ai është i mendimit se këto “banda politike” nuk dinë as kur është boll se s’kanë njësi matëse as për moralin dhe as për tragjeditë që ia kanë shkaktuar atij populli.
Ja shkrimi i tij:
Kur unë flas për bandat politike që e shkatërruan Kosovën për 20 vite rresht, mendoj për raste të tilla si ky me vëllain e Hashim Thaçit.
D.m.th këta nuk dinë as kur është boll se s’kanë njësi matëse as për moralin dhe as për tragjeditë që ia kanë shkaktuar atij populli.
Sa rrogat në ptk, në rtk, në dogana, në UP, në borde…janë marrë herë si haraç e herë si vjedhje institucionale, me letra. Këta thjesht duhet të zhvishen nga pasuria ilegale dhe të lihen veç me kravatat e tyre që i lidhin në janar deri në dhjetor.
Kur une flas për bandat politike qe e shkaterruan Kosoven per 20 vite rresht, mendoj per raste te tilla si ky me vellain...
Posted by Nezir H. Kraki on E hënë, 10 Maj 2021