Osmani kujton Betejën e Çabratit: Mbrojtja e pragut të shtëpisë është dëshmi e luftës së drejtë për lirinë që gëzojmë sot

Aktuale

Osmani kujton Betejën e Çabratit: Mbrojtja e pragut të shtëpisë është dëshmi e luftës së drejtë për lirinë që gëzojmë sot

Nga: A.SH Më: 10 maj 2021 Në ora: 21:42
Beteja e Çabratit

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka kujtuar 22 vjetorin e Betejës së Çabratit.

Atje në përpjekjen treditëshe të tyre për t`u bërë mburojë e civilëve, ranë 22 dëshmorë dhe 107 civilë.

“Përpjekjet për mbrojtjen e pragut të shtëpisë janë dëshmia autentike e luftës së drejtë për lirinë që e gëzojmë sot”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Postimi në Facebook:

22- vjet më parë në Betejën e Çabratit e cila filloi me 7 maj por zgjati disa ditë, luftëtarët e Brigadës 137 “Gjakova”, të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u vunë nën mbrojtje të popullsisë civile, e cila u përballë me terrorin e forcave gjenocidale serbe.

Në përpjekjen treditëshe të tyre për t`u bërë mburojë e civilëve, ranë 22 dëshmorë dhe 107 civilë.

Përpjekjet për mbrojtjen e pragut të shtëpisë janë dëshmia autentike e luftës së drejtë për lirinë që e gëzojmë sot.

I përjetshëm qoftë kujtimi për martirët dhe për të gjithë ata dëshmorë që patën guximin për t`u bërë therorë të lirisë!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat