Instituti EPIK ka vazhduar traditën e de-konstruktimit të programeve të qeverive nga gjuha abstrakte dhe teknike e tyre në infografikat e qarta, të matshme dhe të kuptueshme për publikun e gjerë.
Sipas institutit, programi identifikon dy prioritetet afatshkurtëra (menaxhimin pandemisë COVID-19 dhe rimëkëmbja ekonomike) dhe dy prioritetet afatmesme (lufta kundër korrupsionit dhe reformat ekonomike).
Me qëllim të monitorimit më të lehtë dhe rritjes së llogaridhënies ata kanë përgatitur edhe ndarjen e detyrave që burojnë nga Programi i Qeverisë sipas mandatit të secilit ministër.
Sipas publikimit, ministria me më së shumti detyra është Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, me gjithsej 38 masat, ndërsa ministria që nuk ka parapa asnjë detyrë konkret është Ministria për Kthim dhe Komunitete.