Deputeti nga radhët e VV-së, Eman Rrahmani përmes një postimi në facebok ka reaguar në lidhje me vrasjet që po bëhen në Palestinë.
Rrahmani thotë se ndërhyrja dhe terrorit në në al-Aksa në nje vend të shenjte për të gjithë myslimanet tejkalon çdo qëllim politik e ideologjik, përcjell “Bota sot”.
Deputeti i bashkohet thirrjeve të gjitha vendeve demokratike për ndaljen e menjëhershme të këtyre veprimeve nga shteti I Izraelit.
Postimi i plotë
Vrasjet e fëmijëve, grave e burrave në Palestinë janë të pa pranueshme. Ndërhyrja dhe terrori në al-Aksa në nje vend të shenjte për të gjithë myslimanet, në muajin e mëshires, adhrimit, sakrificës e solidaritetit tejkalon çdo qëllim politik e ideologjik, në fakt nuk ka të bëjë me njerëzoren.
U bashkohem thirrjeve të gjitha vendeve demokratike per ndalje të menjëhershme te këtyre veprimeve nga shteti i Izraelit.
Nga 20 të vrarët në ditën e hënë, 9 prej tyre janë fëmije!