Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu priti në takim Ambasadorin austriak Christoph Weidinger me ç’ rast e informoi më gjerësisht rreth prioriteteve të Ministrisë.
Ambasadori austriak, Christoph Weidinger e uroi ministren Haxhiu për detyrën e saj.
Si dhe ofroi mbështetjen e ambasadës austriake, në mënyrë që ligji dhe drejtësia në Kosovë të shtrihet gjithandej tek qytetarët, pa dallim.
Vullnet dhe gatishmëri për bashkëpunim edhe në të ardhmen u shprehë nga të dy palët.