U tha se Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla ka prezantuar programin qeverisës, ku në të përfshihen 20 prej pikave kyçe të këtij projekti.
Po ky po del që është lajm i rrejshëm.
Kjo pasi, ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, njëherit zëvendëskryeministre, e ka demantuar se ka profil në Instagram.
Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se "nuk funksionuan sulmet e hapura, tani paska filluar beteja me falsifikime kibernetike".
Gjithashtu, ajo ka theksuar se asnjë nga lajmet e sotme nuk janë të vërteta.
Po ashtu, ajo ka theksuar se rastin e ka lajmëruar në Polici.
Postimi i plotë:
Kontot e rrejshme në emrin tim
Pasi nuk funksionuan sulmet e hapura, tani paska filluar beteja me falsifikime kibernetike.
Asnjë nga lajmet e sotme nuk janë të vërteta. As nuk kam dhe as nuk kam pasur konto në Instagram. Nuk kam publikuar asnjë, e lëre më 20 pika. Tashmë me këtë konto po merret Policia e Kosovës.
Një medium serioz para se ta publikojë lajmin, interesohet për burimin.
Kaq!