Avokati Arianit Koci, ka kritikuar Bashkimin Evropian për mos liberalizimin e vizave për Kosovën.
Ai përmes një postimi në Facebook, thotë se, është mërzitur me “perspektivën evropiane” prej BE-së.
Ai pyet pak me ironi se a ka mundësi mos me hy në BE, pasi që e kemi krenarinë si të Britanisë?
Tutje, avokati shprehet se, pas liberalizimit të vizave për Ukrainën nuk ka arsyetim për mos liberalizim të vizave për Kosovën.
Postimi i plotë:
Na kanë mërzitë me këtë “perspektiven evropiane”, prej zyrtarëve të Evropës.
A ka mundësi hiç mos me hy në BE?
Nuk jemi Britani, por e kemi krenarinë si të tyre.
Çka po na vynë me pasë punë me rrenca?
Pas liberalizimit të vizave për Ukrainën - me 50 milion banorë, e në gjendje lufte për shkak të Krimesë, nuk ka asnjë arsyetim për mos liberalizim të vizave për Kosovën.
Rrenca!