Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar një takim më Forumin e Rinisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, me ç’rast sipas një komunikate të lëshuar për media, në këtë takim thuhet se është diskutuar për procesin e reformimit të thellë të LDK-së.
Në këtë takim Abdixhiku u ka ofruar mbështetje të gjithë të rinjve duke u premtuar se Lidhja Demokratike e Kosovës do të hapë dyert për të gjithë ata që dëshirojnë t’i bashkohen këtij subjekti politik.
Ja komunikata:
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku sot është takuar me strukturat e Forumi i Rinisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, me ç’rast diskutoi për procesin e reformimit të thellë të LDK-së, me theks të veçantë, hapjen ndaj kuadrove të reja, për sfidat që kanë në përgjithësi të rinjtë si dhe prioritetet e tyre në angazhimin politik.
Kryetari Abdixhiku u ofroi mbështetje të gjithë të rinjve duke u premtuar se Lidhja Demokratike e Kosovës do të hapë dyert për të gjithë ata që dëshirojnë t’i bashkohen LDK-së me qëllim të ngritjes së kapaciteteve të tyre dhe pjesëmarrjes sa më të madhe në procese vendimmarrëse.
Në këtë takim, me theks të veçantë u diskutua për përgatitjet e Forumit të Rinisë për zgjedhjet lokale dhe pjesëmarrjen e të rinjve në këtë proces.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku sot është takuar me strukturat e Forumi i Rinisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës,...
Posted by Lidhja Demokratike e Kosovës on E martë, 11 Maj 2021