Kryeministri Kurti ka pritur në takim gjatë ditës së sotme përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta.
Pas këtij takimi ka folur UD. i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku.
Klinaku tha se kanë folur në takim me Kryeministrin Kurti edhe në lidhje me garancinë për ish-krerët e UÇK-që po gjykohen në Hagë.
Ai tha se kanë kërkuar nga ai që të japë garanci për ta, nëse kjo gjë kërkohet nga avokatët mbrojtës dhe se i kanë bërë me dije se ka bazë ligjore për ofrimin e kësaj garancie.
Pak ditë më parë, Gjykata Speciale, refuzoi lirimin e parakohshëm për ish-krerët e UÇK-së.