Në darkën e liderëve të Ballkanit Perëndimor, e organizuar nga shefi i diplomacisë në BE Josep Borrell, nga Serbia do të marrë pjesë kryeministrja Ana Brnabiq, ndërsa Presidenti i Serbisë Aleksandar Vucic, atë ditë do të udhëtojë në Pragë.
Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq do të përfaqësojë Serbinë në darkën e liderëve të Ballkanit Perëndimor, e cila do të mbahet më 18 maj, e organizuar nga kreu i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell.
“Ftesat janë dërguar, lista e mysafirëve do të përmbyllet gjatë javës tjetër,” deklarojnë nga zyrën e Borrell.
Mediat në Serbi thonë se në të njëjtën ditë, edhe Presidenti serb Aleksandar Vucic, do të udhëtojë në Pragë në një vizitë pune dy-ditore
Darka tradicionale e gjashtë udhëheqësve të Ballkanit Perëndimor me shefin e diplomacisë së BE synon të rishikojë të gjithë situatën politike në Ballkanin Perëndimor.
Këtë herë, u njoftua se do të ketë një debat gjeopolitik me zyrtarët më të lartë nga rajoni, por do të diskutohet edhe për iniciativën e Brukselit për angazhim më të madh të BE-së në rajon.
“Rajoni është pjesë e problemit, por edhe pjesë e zgjidhjes. Ne duhet ta shikojmë atë nga një këndvështrim gjeopolitik dhe ne do ta bëjmë atë javën tjetër me, shpresoj, të gjithë udhëheqësit nga Ballkani Perëndimor,”, tha Borrell.
Ndërkaq, kryeministri i Kosovës Albin Kurti do të jetë ai që do ta përfaqësojë Kosovën në këtë darkë.