Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj e ka kritikuar planin e qeverisjes së qeverisë së Albin Kurtit.
Ai ka thënë se program qeverisës është anemik.
Sipas tij, qytetarët nuk e kanë pritur një program të tillë
“ Përderisa ka qenë në opozitë premtimet kanë qenë tepër të mëdha. Pritjet kanë qenë të mëdha. Nga cka pamë nuk ofron diçka serioze. Më shumë duket një përshkrim i gjendjes, por jo diçka konkrete. Askund nuk jep afate se kur do të ndodhin. Nëse e sheh në tërësi është i thatë, një program anemik, i pa gjak. Fatkeqësisht nuk është ajo çka njerëzit në Kosovë e kanë pritur”, tha Haradinaj.
Kujtojmë se sot është publikuar planprogrami i plotë i Qeverisë Kurti për katër vjetët e ardhshme.