Sekretari i Përgjithshëm i Nisma Socialdemokrate, Bilal Sherifi, ka reaguar përmes një shkrimi në facebook pas deklaratës së Enver Hoxhajt në lidhje me çmimin e marrë nga shkrimtari Peter Handke.
Sherifi thotë se ky qëndrim i tij duhet përshëndetur pasi i njëjti në në qëndrimet e tij të mëparshme ka mohuar gjenocidin që ka kryer Serbia kundër popullit shqiptarë në Kosovë duke e ulur në nivelin e përpjkes për gjenocid.
Reagimi i plotë:
Enver Hoxhaj hoqi dorë nga mohimi i gjenocidit!
Nëpërmjet një publikimi në Twiter, ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj reagoi ndaj ndarjes së çmimit nga ana e Aleksandar Vuçiqit për laureatin e Çmimit Nobël për letërsi, Peter Handke.
Në reagimin e tij, Enver Hoxhaj vlerëson se ky çmim i është dhënë Peter Handke “si vlerësim për mohimin e tij të gjenocidit në Kosovë dhe Bosnjë”.
Ky qëndrim i Enver Hoxhajt është për t’u përshëndetur, për arsye se në qëndrimet e tij të mëparshme edhe ky ish ministër i punëve të jashtme të Kosovës dhe ish ministër i arsimit të Kosovës ka mohuar gjenocidin që ka kryer Serbia kundër popullit shqiptarë në Kosovë duke e ulur në nivelin e PËRPJEKJES PËR GJENOCID.
Uroj që sa më shpejt Enver Hoxhaj ta tërheq nga shitja librin e tij dhe ta ribotojë pasi t’i ketë redaktuar pjesët që kanë të bëjnë me natyrën e krimeve që shteti serb ka kryer në Kosovë.