Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka treguar për përplasjet që ka pasur me ish-shefen për Politikë të Jashtme dhe Siguri të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, sa i përket dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
Haradinaj sa ishte kryeministër i vendit ka treguar se i ka thënë Mogherinit që ‘nëse nuk vjen Amerika në tavolinë, mos më prit’.
Ndërsa, ai ka treguar se si i është përgjigjur Mogherini, pasi Haradinaj i tha se nuk do të diskutojnë për dialogun nëse SHBA-të nuk janë në tavolinë.
“Ajo më tha se nëse e thu këtë fjalë, unë nuk dal me ty në konferencë për shtyp, i thash okej shihem tjera herë”, thotë Haradinaj.