Analisti Dardan Sejdiu, e ka quajtur të varfër programin qeverisës të Qeverisë Kurti.
Sejdiu përmes një postimi në Facebook ka shkruar se ndryshimi më i madh që mund të pritet është në cilësi menaxheriale e jo në ndryshim të paradigmës qeverisëse.

“Relativizmi i projekteve infrastrukturore që lidhin Serbinë me Shqipërinë dhe trajtimi i bashkimit si integrim ekonomik e social është diskursi i kësaj qeverie! Me program qeverisës dhe me intervista sonte është e qarte që ndryshimi më i madh që mund të pritet është në cilësi menaxheriale e jo në ndryshim të paradigmës qeverisëse!
Kaq ishte edhe kjo miq! 50 ditë shpresë për një program kaq të varfër dhe me shumë pak përmbajtje!”, ka shkruar Sejdiu.