Njohësi i çështjeve politike, Blerim Latifi, ka reaguar për konfliktin Izrael-Palestinë.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se dashuria e papërmbajtur disa qytetarëve për Palestinën është edhe trashëgimi e Titos, pra jugonostalgji dhe më së paku ka të bëjë me dhimbjen për viktimat e pafajshme, përcjell Bota sot.
Ai ka thënë se titujt e Rilindjes të vitit 60-ta e 70-ta janë të ngjashëm me këta tipat e sotëm që dënojnë Izraelin dhe mbështesin Hamasin.
Postimi i tij i plotë:
Kjo dashnia e papërmbajtur disa kosovarëve për Palestinën është edhe trashëgimi e Titos, pra jugonostalgji. Më së paku ka të bëjë me dhimbjen për viktimat e pafajshme të konfliktit izraelito-palestinez. Lexoni artikujt e Rilindjes të viteve '60 e '70 dhe do ta shikoni sesa janë të ngjashëm me këta tipat e sotëm që dënojnë Izraelin dhe mbështesin organizatën terroriste, Hamasin. Qysh ka qenë ajo parulla pas vdekjes së Titos: I posle Tita, Tito! Edhe pas Titos, Tito!