Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, është takuar ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde, përcjell “Bota sot”.
Në këtë takim, thuhet se kreu i LDK-së e ka vlerësuar rolin dhe kontributin e çmuar të Gjermanisë, ndërsa ka theksuar nevojën për përshpejtimin e procesit të liberalizimit të vizave.
Ja postimi i plotë i LDK-së:
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë ka pritur në takim Shkëlqesinë e Tij, ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, z. Joern Rohde.
Kryetari Abdixhiku duke e vlerësuar rolin dhe kontributin e çmuar të Gjermanisë, theksoi nevojën për përshpejtimin e procesit të liberalizimit të vizave.
Ndërsa, ambasadori Rohde, ritheksoi se Gjermania do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në proceset e saj drejt konsolidimit të mëtejmë të demokracisë.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë ka pritur në takim Shkëlqesinë e Tij, ambasadorin e Gjermanisë në...
Posted by Lidhja Demokratike e Kosovës on E mërkurë, 12 Maj 2021