Policia e Kosovës po e vazhdon punën e saj në teren.
Si çdo mbrëmje edhe në natën e sotme ata kanë dal në kryeqytetin e Kosovës për të mbajtur rregull.
Policia e Kosovës që nga themelimi i saj të gjitha sfidat që i ka pas dhe është ballafaquar me to, iu është qasur me profesionalizëm dhe përkushtim, gjithnjë në bashkëpunim edhe me komunitetin.

Edhe luftimi i pandemisë COVID-19, padyshim ka kërkuar dhe po kërkon një qasje bashkëpunuese, jo vetëm me komunitetin por edhe me institucionet e tjera shtetërore.