Presidenti i Sllovenisë, Borut Pohar sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë.
Ai do të pritet në takim nga presidentja Vjosa Osmani.
Agjenda mediale e Presidentes Osmani:
Në orën 16:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani – Sadriu, pret Presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor.
Mediat do të marrin pamje në fillim të takimit, ndërsa më pas Presidentja Osmani dhe Presidenti Pahor do të kenë konferencë për media.