Kryetarja e re e komunës së Preshevës, Ardita Sinani ka thënë se nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme mes Kosovës e Serbisë, pa përfshirjen e Luginës së Preshevës.
Ajo ka kërkuar përfshirjen në dialogun mes Kosovës e Serbisë, kjo është përmes përfaqësuesve nga komuna e Preshevës.
“Është joproduktive që të synohet paqe e qëndrueshme midis Kosovës dhe Serbisë pa përfshirjen e Luginës së Preshevës.
Çështja e Luginës së Preshevës duhet të jetë pjesë e dialogut Kosovë-Serbi, edhe si temë, edhe përmes pranisë fizike së të zgjedhurve të Luginës së Preshevës”, ka thënë ajo.