Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, ka arritur në Kosovë. Ai pritet të takohet me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Madje, ardhjen e tij në Kosovë e ka pritur edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Ajo nëpërmjet një postimi në rrjetin social” Instagram”, ka uruar ardhjen e tij.
“Mirë se vjen President Pahor”- ka shkruar ajo.
Kujtojmë se vizita e tij në Kosovë, është paralajmëruar të bëhet me qëllim, për përgatitjen e samitit të Brdo-Brijunit.
“Presidenti Pahor do të takohet me homologen e tij Osmani në përgatitje për Samitin e 17 majit të Procesit të Brdo-Brijuni”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës Sllovene në Prishtinë.
