Dega e I-rë e LDK-së Kodra e Trimave në Prishtinë sot feston ditëlindjen e 31-të.
Kryetari i kësaj dege, Ismet Beqiri u shpreh se ajo është nga degët më të suksesshme të LDK-së.
Beqiri tutje tha se ajo degë meriton përkrahje edhe më të madhe nga partia, e cila fatkeqësisht nuk ka qenë çdoherë konform rezultateve.
Postimi i plotë:
Miq të dashur,
Sot Dega e I-rë e LDK-së Kodra e Trimave në Prishtinë feston ditëlindjen e 31-të.
Ishte dhe mbetet nga degët më të suksesshme të LDK-së.
Ndër degët më të dashura dhe respektuara të Presidentit Historik Ibrahim Rugova, akademik Fehmi Agani.
Falenderim dhe respekt qytetarëve të mrekullueshëm të kësaj lagjeje dhe fshatrave pjesë e Degës tonë, për përkrahjen e dhënë gjatëgjithë këtyre viteve.
Përkujtim dhe nderim për gjithë ata aktivist që më nuk janë në mesin tonë.
Dega jonë meriton përkrahje edhe më të madhe nga partia, e cila fatkeqësisht nuk ka qenë çdoherë konform rezultateve.
Për shkak të gjendjes pandemike, shfrytëzoj rastin në këtë mënyrë, ti falenderoj të gjithë aktivistët dhe zyrtarët e të gjitha niveleve të Degës, nëndegëve, forumit të gruas dhe forumit rinor për punën e bërë për këto mbi 3 dekada.
Për mua ka qenë dhe është nder dhe privilegj të jam pjesë e këtij rrugëtimi 31 vjeçar, për 3 mandate Sekretar i Degës dhe 5 mandate Kryetar i Degës.
Urime 31 vjetori i themelimit të Degës,
Zoti ju bekoftë juve dhe familjet tuaja
Me respekt,
Ismet Beqiri
Kryetari i Degës