Kryetari i PDK-së në detyrë Enver Hoxhaj, ka ngushllar për vedkjen e Ismet Bogujevcit.
Ai shkruan se Kolosi i këngës popullore shqiptare, Ismet Bogujevci u nda nga jeta sot.
Opusi i tij artistik i larmishëm i dha vlera të çmuara kulturës dhe folklorit shqiptar për shumë dekada, ndërsa këngët e tij mbushën me dashuri e frymëzim një shoqëri të tërë.
"Vepra e tij do të kujtohet breza pas brezi, por artisti i madh do t’i mungoj shumë skenës, të cilës ia dedikoi një jetë të tërë! Ngushëllime familjes, komunitetit artistik dhe të gjithë miqve", tha Hoxhaj.