Ngjarjet e datës 14 Maj 2021
- Vazhdon vaksinimi i personave të moshës mbi 65 vjeç me vaksinën anti-Covid. (Salla 1 Tetori, ora 8:00)
- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në bashkëpunim me institucionin i Ansamblit të Këngëve dhe të Valleve “Shota”, organizon një ceremoni komemorative me rastin e ndarjes nga jeta të doajenit të këngës shqipe, Ismet Bogujevci. (Teatrin Kombëtar, ora 11:15 - Parakalimi i veturës së funeralit përmes sheshit Zahir Pajaziti deri në Teatrin Kombëtar, ora 11:00)
- Koordinatori i Qendrës së Vaksinimit në Prishtinë, Niman Bardhi, mban konferencë për medie. (Salla 1 Tetori, ora 12:00)
- Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist organizon marshin: Në solidaritet me popullin palestinez. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 12:00)
- Mbahet ceremonia e pranim-dorëzimit të donacionit me respiratorë nga shteti i Norvegjisë për Qendrën Mjekësore të FSK-së. (Kazerma “Adem Jashari”, ora 13:00)
- Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. (Selia qendrore e LDK-së, ora 14:00)
- Federata e Notit e Kosovës mban takim me sportistët e reprezentacionit të Kosovës që do të marrin pjesë në Kampionatin Evropian që është duke u zhvilluar në Budapest të Hungarisë. (Shtëpia e sporteve, ora 14:00)
- Mbahet ceremonia e varrimit të doajenit të muzikës shqipe, Ismet Bogujevci. (Varrezat e qytetit në Arbëri, ora 16:00)