Zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës do të dalin sot në konferencë për media.
Kjo është bërë e ditur në një komunikatë që ka nisur partia që udhëhiqet nga Lumir Abdixhiku.
Megjithatë, në njoftim nuk bëhet e ditur tema për të cilën do të flitet.
Konferenca do fillojë në ora 14:00.
“Me datë 14 maj 2021, në orën 14:00, Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. Konferenca mbahet në selinë qendrore të LDK-së”, thuhet në njoftim