Edhe ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ka reaguar për tollovinë e krijuar sot në Qendrën e Vaksinimit tek salla “1 Tetori” në Prishtinë.
Ajo me anë të një postimi në Facebook, ka treguar se si nëna e saj, për t’u vaksinuar ka pritur katër orë.
“E tmerrshme dhe e dhimbshme me i pa të moshuarit duke pritë në këmbë me orë të tëra”, ka shkruar Çitaku.
Postimi i plotë:
Nana pardje ka pritë rreth katër orë për vaksinë.
Sot radhët qenkan edhe më të mëdha.
E tmerrshme dhe e dhimbshme me i pa të moshuarit duke pritë në këmbë me orë të tëra.
Nuk kemi nevojë me e zbulu rrotën, dhe nuk është marre me kërku ndihmë. Të gjitha vendet përreth janë shumë përpara nesh me vaksinim, kishim mujtë me ju kërku modelin e sistemimit dhe vaksinimit.