Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kujtuar masakrën serbe në Qyshk, në 22-vjetorin e saj.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se Kosova është e mbushur me varre ku pushojnë qindra shqiptarë të ekzekutuar barbarisht nga shteti serb në përpjekje për spastrim etnik.
Postimi i plotë:
Qyshku, Pavlani, Zahaqi dhe Llabjani janë adresë e lirisë. Masakrat ndaj civilëve të pafajshëm e të pambrojtur, janë tregues i çmimit të lartë për liri dhe shtet. Kosova është e mbushur me varre ku pushojnë qindra shqiptarë të ekzekutuar barbarisht nga shteti serb, në tentim të spastrimit etnik, e shumë varre janë ende të zbrazëta