Shefi i grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës Arben Gashi ka reaguar pas krijimit të tollovisë para sallës “1 Tetori” ku shumë qytetarë po presin për t`u vaksinuar.
Ai përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se Qeveria Kurti po rrezikon jetën dhe shëndetin e qytetarëve.
Postimi i plotë:
“Kjo qe shihet ne foto eshte paaftesia e qeverise per te organizuar nje proces vaksinimi, kur i shtohet kesaj edhe deshtimi per te siguruar vaksina, na rezulton se kjo qeveri e paafte po rrezikon jeten dhe shendetin e qytetareve!”