Dy persona ndërruan jetë nga COVID-19 në Kosovë, këto janë rastet e reja

Aktuale

Dy persona ndërruan jetë nga COVID-19 në Kosovë, këto janë rastet e reja

Nga: N.Sh Më: 14 maj 2021 Në ora: 15:06
Ilustrim

Në Kosovë, gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë dy persona si pasojë e infektimit me Covid-19.

Kështu ka njoftuar IKSHPK-ja, e cila ka publikuar statistikat e reja.

Sipas njoftimit gjatë kësaj kohe janë infektuar vetëm 49 raste të reja, kurse janë shëruar 310 qytetarë.

Njoftimi i plotë:

310 TË SHËRUAR DHE 49 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 1.835 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 49 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 2 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Mitrovicë 1 rast (55 vjeç), Vushtrri 1 rast (64 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 106.803 raste nga 563.472 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.220 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 310 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 99.097 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.486.

Rastet pozitive janë nga komunat: Leposaviq 8 raste, Prishtinë 7 raste, Gjilan 4 raste, Lipjan 4 raste, Mitrovicë 4 raste, Vushtrri 4 raste, Ferizaj 3 raste, Prizren 3 raste, Drenas 2 raste, Fushë-Kosovë 2 raste, Gjakovë 2 raste, Obiliq 2 raste, Pejë 2 raste dhe me nga një rast komunat Klinë dhe Skenderaj.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!

Mbani higjienën!

Respektoni distancën!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat