Analisti i çështjeve politike Petrit Zogaj, ka reaguar për tollovinë e shkaktuar te salla “1 Tetori” në Prishtinë, ku po bëhet vaksinimi i personave mbi 65 vjeç.
Zogaj ka ironizuar me këtë, duke thënë se duhet të “mbahet zgjedhjet e reja që të zgjidhet Arben Vitia ministër i Shëndetësisë”, përcjell Bota sot.
Ai i ka quajtur kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin Vitia “hipokritë”.
“Tollovia në 1 Tetori është dëshmi e qartë që duhet me u mbajt zgjedhjet sa më shpejt që ta kemi Kurtin kryeministër, e ministër të Shëndetësisë Arben Vitinë #hipokrita”, ka shkruar Petrit Zogaj në një postim në Facebook.
Shumë qytetarë kanë pritur me orë të tëra për të marrë vaksinën anti-Covid, ndërsa aty ka ndërhyrë edhe Policia e Kosovës, për shkak të tollovisë së krijuar.
Ministri Vitia është kritikuar ashpër nga partitë opozitare, të cilat kanë kërkuar dorëheqjen e tij./BS