Kryesia e Kuvendit do të mblidhet të hënën për të vendosur në lidhje me mbajtjen e interpelancës me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati në lidhje me “Uljen e shtesave të pensionistëve, stafit shëndetësor dhe institucioneve të sigurisë”.
Mbledhja bëhet e ditur se do të fillojë në ora 13:00.
Rendi i ditës:
I. Përgatitjet për Seancë plenare:1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,2. Pyetjet parlamentare,3. Interpelancë me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, z. Hekuran Murati në lidhje me “Uljen e shtesave të pensionistëve, stafit shëndetësor dhe institucioneve të sigurisë”,
4. Debat parlamentar në lidhje me organizimin e arsimit në të gjitha nivelet në situatën e pandemisë COVID-19.