Edhe gazetari Xhevdet Pozhari, ka reaguar për tollovinë e krijuar te salla “1 Tetori” në Prishtinë.
Ai ka thënë se thënë se Qeveria Kurti do të bëjë gabime, por ato duhet të jenë të paqëllimshme.
Sipas tij, reagimi ndaj këtyre gabimeve duhet të jetë i shpejt, pasi ministri Arben Vitia nuk mund të dalë të mbajë radhët për të moshuarit që po vaksinohen, përcjell Bota sot.
Reagimi i Pozharit të Facebook:
Gabime të kësaj Qeverie sigurisht se do të ketë. Me rëndësi të jenë të paqëllimshme dhe reagimi të jetë i shpejtë.
Kuptohet, edhe përgjegjësit të japin llogari.
Nëse keni prit që ministri të del t'i mbajë radhët, atëherë problemi është te pritshmëritë!