Naim Maloku, ish-politikan dhe ish-komandant i UÇK-së, ka reaguar pas tollovisë që u krijua sot nga qytetarët para sallës '1 tetori' në Prishtinë, të cilët kishin shkuar aty për tu vaksinuar kundër Covid-19.
Maloku, përmes një shkrimi në Facebook, tregon se çështja e vaksinimit në shtetin ku jeton, Slloveni, është e rregulluar shumë mirë.
"O shqipe, a e kryjtët vaksinimin, të gjithë, sot dhe brenda një ore?
Mua, këtu në Slloveni, para dy jave më kanë njoftuar që me 12 qershor isha në rend", shkruan ai.