Edhe gazetarja Arbana Xharra, ka reaguar për pamjet e tollovisë para sallës së vaksinimit anti-Covid në Prishtinë.
Ajo ka thënë se këtu jo vetëm që ka keqmenaxhim, por ka degradim total me procesin e vaksinimit në “1 Tetori” në Prishtinë, përcjell Bota sot.
Xharra ka kritikuar se në Kosovë po merren më shumë me konfliktin Palestinë-Izrael se me punët e brendshme.
“Asnjë vend fqinj i Kosovës nuk i ka punët më keq me vaksinim. Këto pamje tregojnë jo vetëm keqmenaxhim por për një degradim total. Kqyrni merruni me Palestinezët e Izraelin se punët lule i keni. Faqja e zezë!”, ka shkruar Arbana Xharra në një postim në Facebook.
Partitë opozitare kanë kritikuar ashpër ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia, duke e akuzuar atë për keqmenaxhim të luftës ndaj pandemisë. Ato kanë kërkuar dorëheqjen e Vitisë./BS