Ish-këshilltari i ish-kryeministrit, Avdullah Hoti, Visar Berisha, përmes një postimi në Facebook ka bërë një thirrje për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, që të reflektojë.
Berisha ka kërkuar që shefi i qeverisë së Kosovës të dënojë sulmet e Hamasit dhe të kërkojë që sa më shpejt të rivendoset paqja në atë rajon.
Ja shkrimi i tij:
Z. Kryeministër,
Bindjet tua nuk perfaqesojnë gjithmonë interesat vitale të Republikës tone. Ti je aty për t’a perfaqesue Republikën e jo veten nëpërmjet Republikës. Republika është conditio sin e quanon.
Duhet ta kesh për nder ta nderosh duke e rithanun se cili asht interesi saj në politikën ndërkombëtare, në këtë rast.
- Dëno sulmet e Hamasit dhe kërko që sa më shpejt të rivendoset paqja në atë rajon!