Gjatë ditë ka pasur reagime të shumta lidhur me tollovinë e krijuar sot tek salla “1 Tetori” në Prishtinë nga të moshuarit që prisnin për t’u vaksinuar.
Mirëpo në mbrojtje të Qeverisë Kurti ka dal edhe analisti politik, Krenar Shala.
Ai ka shkruar në profilin e tij në Facebook se 14 shkurti përbën ndryshim tektonik.
“Tash për shkak të rritjes së standardit të qeverisjes, nuk flitet më për krim qeveritar, vjedhje masive me tender, avullimin e milionave, vjedhjen e dëshmive, keqpërdorime të ndryshme etj. po problem bohet kur qeveria nuk arriti me kohë me e organizu pritjen/radhët për vaksinim”, ka shkruar ai.
Ja shkrimi i tij:
A po e vreni pse 14 shkurti përbën ndryshim tektonik? Tash për shkak të rritjes së standardit të qeverisjes, nuk flitet më për krim qeveritar, vjedhje masive me tender, avullimin e milionave, vjedhjen e dëshmive, keqpërdorime të ndryshme etj. po problem bohet kur qeveria nuk arriti me kohë me e organizu pritjen/radhët për vaksinim. Kjo është shumë mirë për shtetit se rritja e standardit bohet norme.
Fakt është që situata ishte për kritikë edhe pse ajo u normalizua në orën 12:00, ashtu siç mund të shihet në foto.