“Tmerri i djeshëm në Prishtinë po përsëritët sot edhe në Ferizaj”, alarmon zyrtari i LDK-së

Aktuale

“Tmerri i djeshëm në Prishtinë po përsëritët sot edhe në Ferizaj”, alarmon zyrtari i LDK-së

Nga: N. H Më: 15 maj 2021 Në ora: 11:54
Pamje nga vendi i ngjarjes

Dje tek Salla “1 Tetori” u shkaktuan radhë të gjata dhe tollovi, gjë që ndikoi në shkeljen e masave kundër përhapjes së koronavirusit, pasi që distanca ishte e pamundur të mbahej.

E, përderisa dje Prishtina u ballafaqua me një problem të tillë, e njëjta gjë po përsëritët sot edhe në Ferizaj.

Për këtë gjë ka alarmuar zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj, përcjell “Bota sot”.

Ai gjithë këtë e ka quajtur si papërgjegjësi e qeverisë, ndërsa ka thënë se “nuk është budalla ai që gabon, por ai që i përsëritë gabimet”.

Ja shkrimi dhe pamjet:

Papërgjegjësia e qeverisë dhe tmerri i djeshëm në Prishtinë po përsëritët sot edhe në Ferizaj... populli thotë, “nuk është budalla ai që gabon, por ai që i përsëritë gabimet”!

Image

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat