Akstivisti Rron Gjinvoci ka reaguar ashpër pas kritikave ndaj parullës “Lira jonë është e paplotë, pa lirinë e Palestinës”.
Gjinovci eskaloi duke i quajtur idiotë, të palexum, të mosdijshëm të gjithë kritikuesit e protestës së mbajtur në Prishtinë, kundër luftës në Palestinë.
Ai citoi edhe Nelson Mandelën e Martin Luter Kingut, lidhur me padrejtësitë dhe lirinë e palestinezëve.
“Ni njeri normal nuk mundet me u ndi plotësisht i lirë nëse e din që ka njerz tjerë në botë që jetojnë nën okupim. Këto na i kanë mësu gjigantët e luftës për të drejtat e njeriut”, shkroi Gjinovci në Facebok, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Idiotë dhe idote, të palexum e të mosdijshëm dhe ju provincialë të kompleksum në asht, parulla të cilën e përgojut dje gjith ditën është citim i Nelson Mandelës, i cili më 4 dhjetor 1997 kishte thanë "na e dimë shumë mirë që liria jonë është e paplotë pa lirinë e palestinezëve". Ngjashëm ka thanë Martin Luter King: "padrejtësia diku, është kërcënim për lirinë kudo".
Ni njeri normal nuk mundet me u ndi plotësisht i lirë nëse e din që ka njerz tjerë në botë që jetojnë nën okupim. Këto na i kanë mësu gjigantët e luftës për të drejtat e njeriut.
Mandela është nobelist i paqes, ju jeni islamofobë.