Kryetari i Aleancës Kosova e Re Behgjet Pacolli, ka lënë prapa kryeministrin Albin Kurti. Pacolli ka marrë më shumë pëlqime nga qytetarët në urimin e tij për festën e Fitër Bajramit, të publikuar në Facebook.
Kreu i AKR-së ka marrë gjithsej 42 mijë pëlqime në urimin e tij, teksa kryeministri Kurti mori mbi 38 mijë “Like”, përcjell Bota sot.
Presidentja e vendit Vjosa Osmani, renditet e treta me mbi 17 mijë pëlqime nga qytetarët.
Ndërsa, statusi i liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, është pëlqyer më shumë se 8 mijë e 400 herë.
Krerët, në mesazhet e tyre ndër tjerash, kanë uruar që festën tjetër, qytetarët ta presin me prezencë fizike te të afërmit e miqtë e tyre.
Postimet e tyre të renditura nga më i pëlqyeri:
![Image](/media/botasot.info/images/2021/May/15/auto_a11621095004.jpg)
![Image](/media/botasot.info/images/2021/May/15/auto_a21621095005.jpg)
![Image](/media/botasot.info/images/2021/May/15/auto_a31621095007.jpg)
![Image](/media/botasot.info/images/2021/May/15/auto_a41621095009.jpg)