Shqiptarët e Kosovës ngrihen në protestë për Palestinën, palestinezët në Beograd me pankarta “Kosova është Serbi”

Aktuale

Shqiptarët e Kosovës ngrihen në protestë për Palestinën, palestinezët në Beograd me pankarta “Kosova është Serbi”

Më: 15 maj 2021 Në ora: 18:24
Foto ilustrim

Gjatë ditës së djeshme në Kosovë janë mbajtur marshim-protesta në solidarizim me popullin palestinez. Dhjetëra qytetarë kanë mbushur sheshin e Prishtinës në mbështjetje të familjeve në Gaza.

Kundër dhunës së ushtruar që po përdoret nga Izraeli, qytetarët e revoltuar kanë kërkuar nga qeveria që të reagojë ndaj spastrimit etnik që po ndodh mbi popullin palestinez.

Image

 

Me pankarta në duar dhe brohoritje për liri, aktivistë të shoqërisë civile thanë se janë mbledhur për të kundërshtuar çdo lloj dhune kundër çdo populli.

“Liri për Palestinën; Mos i prekni fëmijët; Kundër fashizmit” dhe “Kundër spastrimit etnik”, këto ishin disa nga brohoritjet e protestuesve.

Image

Ndërkohë në Beograd në disa prej pankartave shkruhej se; Kosova është Serbi dhe se Palestina është shtet. Në pankartat e tyre, ashtu sic e do qëndrimi i Palestinës kundër Kosovës, është mohuar shteti kosovar. “Poshtë okupimi, Kosova është Serbi dhe Palestina është shtet”, thuhet në një nga pankartat e zbuluara nëpër rrugët e Beogradit.

Image

Sipas mediave të huaja shtatë izraelitë dhe një indian raportohet se janë vrarë në Izrael nga raketat e lëshuara nga Hamas në kundërpërgjigje të sulmeve ajrore.

Sot Izraeli ka akumuluar forcat ushtarake të këmbësorisë dhe tanket pranë hyrjes veriore të Gaza në pritje të mobilizimit për të pushtuar krahinën. Ministria e jashtme izraelite tha se 9,000 trupa ushtarake dhe të tjera rezerviste janë mobilizuar.

Ushtria izraelite tha se forcat ajrore dhe tokësore ishin të përfshira në sulme që nga e premtja, por nuk kishin hyrë në Gaza.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat