Sot në media është raportuar për dhunimin e një nxënëse në një shkollë të kryeqytetit.
Për këtë ka reaguar ish-ambasadroja amerikane Vlora Çitaku, duke thënë se, fëmijët përsërisin ato që shohin dhe dëgjojnë përreth.
Ajo shpreson që ky rast të jetë këmbana e fundit për ne.
Postimi në Facebook:
E tronditur, por fatkeqësisht jo e befasuar me ngjarjen e tmerrshme në shkollën Faik Konica.
Jo e befasuar, sepse ushqejmë pabarazi e misogjeni tërë kohën.
Fëmijët përsërisin ato që shohin dhe dëgjojnë përreth.
Për më tepër, bullizmi nuk ka si të mos jetë i pranishëm në shkolla, kur është dominant kudo në shoqëri.
Shpresoj që së paku ky rast i tmerrshëm të jetë këmbana e fundit për ne.