Ish-kryetari i Komunës së Deçanit, njëherit ish-deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Rasim Selmanaj, ka bërë një paralajmërim, ku ka thënë se Gjykata Speciale e Hagës do të përfundojë me turp sikurse përfundoi edhe ndaj Ramush Haradinajt.
Ai ka shkruar në profilin e tij në Facebook se gjithmonë do të mbetet mbështetës i fuqishëm i pastërtisë së luftës së Ushtrisë Clirimtare të Kosovës.
Gjersa, ka theksuar se ata që e drejtuan luftën e lavdishme të UÇK-së meritojnë mbështetjen e çdo shqiptari.
Ja shkrimi i tij:
Gjithmonë do të mbetem mbështetës i fuqishëm i pastërtisë së luftës së UÇK-së!
Ata që e drejtuan luftën e lavdishme të UÇK-së meritojnë mbështetjen e çdo shqiptari!
Së shpejti edhe kjo fushatë denigruese ndaj atyre që po përballën në gjykatën speciale do të përfundoi me turp ashtu siç përfundoi edhe ndaj Ramush Haradinajt!
Fitore!
RS