Duhet ta pranojmë se imazhi i vendit tonë nuk është i mirë për shkak të qeverisjes së deritanishme”.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, e ka bërë sot prezantimin e programit qeverisës para deputetëve.
Ai ka thënë se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret sa i përket liberalizimit të vizave.
Sipas tij, kjo është për shkak imazhit jo të mirë të Kosovës që ndërlidhet me korrupsion dhe krim të organizuar.
“Liberalizimi përmendet dy herë: në njërën anë kemi plotësuar të gjitha kriteret dhe në anën tjetër nuk e kemi liberalizmin. Kjo vjen për shkak të imazhit tonë që e cilësojnë vendin tonë si shtet me korrupsion dhe krim”.
“Ne duhet ta ndryshojmë imazhin e vendit tonë në mënyrë që të avancojmë si shtet”.
“Kosova nuk duhet të plotësojë asnjë kriter më, ka bërë krejt çfarë është dashur”.
“Duhet ta pranojmë se imazhi i vendit tonë nuk është i mirë për shkak të qeverisjes së deritanishme”.