Kryeministri Albin Kurti, ka thënë sot në Kuvendine Kosovës, se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret sa i përket liberalizimit të vizave, por për shkak të imazhit që kemi, ende nuk e kemi liberalizimin.
“Liberalizimi përmendet dy herë: në njërën anë kemi plotësuar të gjitha kriteret dhe në anën tjetër nuk e kemi liberalizmin. Kjo vjen për shkak të imazhit tonë që e cilësojnë vendin tonë si shtet me korrupsion dhe krim”.
E kjo ka bërë që të reagoj Aida Dërguti, dikur nënkryetare e Kuvendit të Kosovës nga LVV-ja.
Dërguti që ishte e para që doli nga LVV-ja në kohën kur u bashkuan në PSD, shkruan në facebook, se Kosova shansin për liberalizim e ka humbur gjatë qeverise së koalicionit LDK-PDK.
Në atë kohë, sipas saj, saj, e kemi pasur shansin të futeshim në paku për votim në BE me Gjeorgjinë dhe Ukraninën.
Postimi i plotë:
Nuk është e vërtetë se nuk kemi liberalizim të vizave për shkak të imazhit.
Shansin e liberalizimit e kemi humbur me mosvotim të demarkacionit gjatë qeverisjes së koalicionit LDK-PDK, kur na ofrohej që të futeshim në pako (për votim në BE) me Gjeorgjinë dhe Ukrainën dhe në këtë mënyrë detyroheshin edhe pesë shtetet mosnjohëse të na votonin. Votat e opozitës për demarkacion nuk ishin të nevojshme, ama të grupit kundërshtues brenda LDK ishin të domosdoshme.
Votimi i demarkacionit gjatë qeverisë Haradinaj ishte si kofini pas të vjelave. Treni iku!