Takimi i liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor brenda procesit “Brdo-Brijun”, i cili u mbajt sot në Slloveni, u zhvillua në një atmosferë të tensionuar në fillim, me këmbimin e disa replikave ndërmjet presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani e anëtarit boshnjak të Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Shefik Gjaferoviq me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Në lidhje me këtë, një koment të shkurtër e ka bërë edhe njohësi i çështjeve politike, Nexhat Haziri.
Analisti politik, Nexhat Haziri, përmes një shkrimi në Facebook, ka porositur kryediplomatën e Kosovës, Donikë Gërvalla, që të marrë mësim nga presidentja Vjosa Osmani.
Haziri thotë se në takimin e sotëm Presidentja ishte e shkëlqyeshme, përcjell “Bota sot”.
Ja shkrimi i tij:
Donikë, merr pak mësim prej Vjosës, se si duhet me përfaqesu vendin në forume ndërkombëtare. Presidentja ishte e shkëlqyeshme!