Dogana e Kosovës ka suspenduar sot zyrtarët doganorë ndaj të cilëve u ngrit aktakuzë sot për kontrabandim të duhanit.
Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i saj, Agron Llugaliu, në një konferencë për media.
“Ka nisur në 2018. Është ndarë në raste, ka përfshirë 47 persona të dyshimtë. Dy nga këta persona janë me nënshtetësi. 9 zyrtarë doganor kanë qenë të përfshirë në kontrabandimin e duhanit. Shuma e saj është mbi tre milionë euro. Do të ketë politika jotoleruese për ata që keqpërdorin detyrën”, tha ai.
Ai nuk pranoi të zbulojë ndonjë informacion në lidhje me kokainën e kapur sot në Lipjan.
“Nuk jemi të autorizuar”, ka thënë shkurt Llugaliu.