Dalin pamjet/ Transportohet kokaina e sekuestruar nga Policia e Kosovës

Aktuale

Dalin pamjet/ Transportohet kokaina e sekuestruar nga Policia e Kosovës

Më: 17 maj 2021 Në ora: 19:24
Kokaina e sekuestruar, duke u transportuar

Forca të shumta të Policisë janë parë duke e transportuar kokainën e sekuestruar në Lipjan.

Ndërkohë, Policisa e Kosovës, ende po qëndron në hyrje të Lipjanit, aty ku dyshohet se ndodhet sasia e kapur e kokainës, që sipas informacioneve të para është rreth 400 kg.

Katërqind kilogramë kokainë u kapën në një konteiner me mish që vinte nga Brazili dhe sipas raportimeve të mediave shqiptare, bëhet fjalë për një operacion të kryer nën koordinimin e DEA-s amerikane, të cilët kishin informacion që në origjinë për ngarkesën në fjalë duke i vendosur GPS për të parë se ku do të shkonte.

Krahas DEA-s, Agjencisë amerikane për luftën kundër drogës, në operacion janë përfshirë pala italiane, si vendi ku konteineri bëri tranzitin për në Shqipëri, pala shqiptare si edhe policia e Kosovës.

Lidhur me rastin nuk është deklaruar akoma Policia e Kosovës.

Besohet se deri më tani të paktën dy persona janë prangosur, mirëpo policia nuk është deklaruar as për arrestimet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat