Ish-këshilltari i ish-kryeministrit, Avdullah Hoti, Visar Berisha, përmes një postimi në Facebook ka bërë një thirrje për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, që ta përmbyllë marrëveshjen me Serbinë.
Kurti ka thënë në seancën e Kuvendit të Kosovës se nuk është duke shkuar në Bruksel as për dialog as për ta takuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Mirëpo, ish-këshilltari i Hotit ka thënë se Kurti duhet t’i jap fund dialogut, pasi për këtë populli i ka dhënë mandatin.
Ja shkrimi i tij:
“Nuk po shkoj në Bruksel për Dialog as për ta takuar Vuçiqin!”
Gabim shoq!
Shko dialogo dhe përmbylle Marrëveshjen me Serbinë.
Populli ta ka dhanë mandatin.