Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione ka shqyrtuar propozimin për nismën legjislative lidhur me Projektligjin për Mbrojtje nga Dhuna në Familje.
Deputetët vendosën që javën e ardhshme të mbahet një tryezë më gjithëpërfshirëse.
Në mënyrë që të merren rekomandimet e duhura lidhur me këtë projektligj.
Derisa ritheksuan se i njëjti ka shumë mangësi dhe se duhet ta kenë Konventën e Stambollit si referencë.